Lajme

Thaçi nga Haga: Ekziston vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

“Po të mos ishte NATO-ja, nuk do të kishte liri të Kosovës”, kështu tha Hashim Thaçi në sallën e Gjykatës Speciale ku po gjykohet për më shumë se 5 vjet për luftën çlirimtare.

Ai tha se luftën e nisi Sllobodan Millosheviqi, ndërsa kosovarët po vetëmbroheshin, raporton Klankosova.tv.

“Isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane. Sllobodan Millosheviq e nisi luftën në Kosovë, ne kosovarët po vetëmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe askush tjetër”.

“Dhe ashtu ndodhi, po të mos ishte intervenimi i NATO, nuk do të kishte liri të Kosovës, dhe as Pavarësi”, tha Thaçi.

Të Ngjashme