Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Thaçi telefonon Ramen një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri

Një ditë pas zgjedhjeve në Shqipëri, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Ramën.

Lajmin e ka bërë të ditur Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij Thaçi ishte në formën e vet më të mirë, ndërsa telefonata me të ishte tejet prekëse.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.