Kandidatët për deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, Jakup Nura dhe Altin Krasniqi, kanë mbetur pa hyrë në Kuvend, për shkak se ulëset e tyre iu mbetën tri grave kandidate nga ky subjekt, Blerta Deliu-Kodrës, Ariana Musliu-Shoshit dhe Arbnore Salihut.
Kjo, pas numërimit të afro 98 përqind të votave të subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kuota gjinore la pa ulëse Agim Çekun dhe Arbër Tolajn, që u zëvendësuan nga Time Kadrijaj dhe Albana Bytyqi.
Te Lëvizja Vetëvendosje që siguroi 57 ulëse, dhe te Lidhja Demokratike e Kosovës me 14, nuk pati raste kur gjinia la jashtë parlamentit ndonjë kandidat.
PDK mori 23, ndërsa AAK 6 ulëse në legjislaturën e 10-të.

