Aktuale

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri te ‘Rruga e Kavajës’, plagoset një 34-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet. I plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se i plagosuri është një 34-vjeçar.

Fatmirësisht, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po merr mjekim në spital.

“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim…

Të Ngjashme