
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale, duke ngritur një varg pyetjesh mbi rrjedhën e ngjarjeve politike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 2008 dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) më 2010, i cili konfirmoi ligjshmërinë e shpalljes së saj.
Gashi pyet se përse, pas këtij vendimi pozitiv për Kosovën, udhëheqësit e asaj kohe nisën bisedime me Serbinë për çështje të brendshme, të cilat fillimisht u paraqitën si “teknike”, por më vonë, sipas tij, u kthyen në koncesione serioze.
Ai rendit disa pasoja që, sipas tij, i janë sjellë Kosovës nga këto negociata:
Postimi i plotë:
Pse?
Pse pas shpalljes se Pavaresis se Kosoves me 2008 dhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesis / GJND/ me 2010 i cli vendim e betonoi perjetesisht Pavaresin e Kosoves
Pse pas ketij vendimi super pozitiv per Kosoven ata qe ne ate kohe ishin ne pushtet filluan bisedime me Serbin per qeshtje te brendshne te Kosoves
Fillimisht na thane kinese po bisedojn per qeshte teknike e pastaj gati perfunduan ne qeshtje te shkeputjes se teritorit te Kosoves / Veriut / ne favor te Serbis !
Bisedimet ne Serbin pas shpalljes se vendimit te GJND fatekeqesisht nder te tjera na sollen :
Fusnoten me 2012
Asociacionin / zajednicen/ me 2013 & 2015
Amnestin e krimeve serbe me 2013
Gjykaten Speciale me 2015
Faljen e mbi 8250 hektar toke Kosove Malit te Zi me 2018
Dhe shume e shume favore qe ja bene Serbis ne emer te luftes per Liri
Pse?