Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi ‘zbulon’ arsyen pse Gjykata Kushtetuese bllokon punën e Kuvendit

 
   

Avokati Tomë Gashi ka dhënë arsyen që sipas tij, Gjykata Kushtetuese po bllokon punën e parlamentit.

Sipas tij, njëra ndër arsyet mund të jetë sepse atyre i përshtatet që të zgjidhen edhe dy gjyqtarë nga parlamenti/ nuk ka institucion tjetër që mund t’i zgjedh.

“Shumë e thjeshtë…
Një ndër arsyet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për ta bllokuar punën e Parlamentit mund të jetë se atyre nuk po u konvenon që të zgjidhen edhe 2 gjyqtarë nga Parlamenti (nuk ka institucion tjetër që mund t’i zgjedhë). Duket që janë të kënaqur që janë vetëm 7, e duhet të jenë 9. Për gjyqtarin Llanaj nuk ka mbetur gjë pa u thënë — nga Presidentja, nga Kryeministri e nga secili që merr pak vesh në drejtësi — se ai vendin nuk e ka aty. Por Prokuroria hesht dhe vetëm hesht!”,
ka shkruar Gashi.