Halil Geci ka komentuar një nga deklaratat e Richard Grenell, ish-emisarit amerikan, i cili pretendon se disa ish-krerë shqiptarë ishin gati të ndanin Kosovën për interesa personale.
Ai shpreh shqetësimin e tij për aktet që, sipas tij, tregojnë gatishmërinë e një pjese të elitës politike të sakrifikojë interesin e shtetit për pushtet dhe përfitime personale, përcjell “Bota sot”.
Për këtë, Geci nuk kurseu kritikat ndaj opozitës.
Postimi i plotë
A mendoni se kjo i duhej ish-opozitarëve?
“Nuk shkova unë në zyrat e PDK-së dhe të LDK-së për t’u kërkuar ndarjen e Kosovës. Ata erdhën në zyrën time në Berlin dhe më thanë hapur se janë gati ta ndajnë Kosovën.”— Richard Grenell
Sipas Grenellit, fillimisht dukej e paimagjinueshme që disa shqiptarë të shkonin vetë për t’i kërkuar ndarjen e atdheut të tyre. Por sapo u bind se këta njerëz e kishin seriozisht, ai nuk humbi kohë: “fërkoi duart”, mori thesin në krahë dhe u drejtua nga Serbia për ta mbushur me dollarë, si shpërblim për shërbimet që po i bënte Beogradit në projektin e ndarjes së Kosovës.
Grenell shkon edhe më tej, duke deklaruar se as në SHBA nuk e lanë të qetë ish-krerët e Kosovës. Sipas tij, ata e kanë bombarduar me kërkesa që t’i ndihmonte pranë administratës Trump për ta rrëzuar Albin Kurtin dhe për t’i hapur rrugë ndarjes së Kosovës. Një dëshmi tronditëse që ekspozohet sipas Grenellit, një elitë politike të gatshme të sakrifikojë shtetin për pushtet personal.
Ja kjo është opozita për ata që e votojnë tradhtinë.

