Lajme

“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim të kushteve të punës

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar nisjen e një greve që do të fillojë më 13 shkurt 2026, në mungesë të përgjigjes zyrtare ndaj kërkesave të tyre, transmeton IndeksOnline.

Në njoftimin e dorëzuar te menaxhmenti i ndërmarrjes, punëtorët theksojnë se bazuar në Kushtetutën dhe ligjin për grevën, deri më 6 shkurt nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga organet kompetente lidhur me kërkesat e tyre.

Kërkesat përfshijnë përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, me qëllim që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Të Ngjashme