1
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në fshatin Zemanic të Leposaviqit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 11:00 ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, se një person ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.
MGID Paragrafi 2
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të miturit. Viktima është identifikuar me inicialet D.P., 16 vjeç.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i riu ishte duke tërhequr një lis me traktor, kur ka humbur kontrollin dhe mjeti është rrotulluar bashkë me të.
Moneytizer Paragrafi 4
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me vendim të tij, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
Njoftimi i plotë:
Vdekje e dyshimtë
Mitrovicë Veri ,10 Shtator 2025
Më datën 10.09.2025, rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin Zemanic të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
Artikull i sponzorizuar