
Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Carralevë të komunës së Shtimes, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.
Media mëson se traktori është rrokullisur duke e zënë poshtë shoferin, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Xhavit Boka, banor i fshatit Geriqevc.
Media është në pritje të përgjigjeve nga policia në lidhje me rastin në fjalë.