7
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”.
Moneytizer Paragrafi 2
Derisa, personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Flora për Klankosova.tv
Moneytizer Paragrafi 4
Policia po heton rastin. /Klankosova

