Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjike! Ra nga lartësia, shqiptari në Greqi humb jetën gjatë orarit të punës

Një 52-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi ditën e hënë pasi ra nga lartësia gjatë orarit të punës.

Mësohet se shtetasi shqiptar po kryente punime në një shtëpi në Aleksandri të Greqisë, në momentin kur ka rënë nga shkallët në një lartësi prej 5 metrash.

Trupi i tij u gjet ditën e sotme nga fqinjët pas erës së rëndë nga dekompozimi i shpejtë i trupit si pasojë e temperaturave të larta.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, 52-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rënia nga lartësia.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për incidentin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.