Lajme

Tragjike: Vdes një punonjës i KEK-ut pas një incidenti të rëndë në “Kosova B”

Një incident tragjik ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova B” të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ku një punonjës është përfshirë nga një mjet transportues kamion.

Sipas informacionit zyrtar nga KEK, viktima është një mashkull kosovar 55-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë dalë zyrtarët e Korporatës, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e punonjësit.

Njoftimi i plotë: 

Informacion zyrtar

Obiliq, 27.02.2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Me pikëllim të thellë

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS.

Të Ngjashme