Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të çojnë në Botërorin 2026, me testin e parë përballë Polonisë më 26 mars në Varshavë.
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar, ku spikasin rikthime, mungesa dhe emra të rinj.
Në portë, braziliani ka zgjedhur Thomas Strakoshën, Elhan Kastratin dhe gardianin e Egnatias, Mario Dajsinanin.
Mbrojtja përbëhet nga eksperienca e lojtarë si Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Adrian Ismajli, Klisman Cake, Mario Mitaj dhe Naser Aliji, ndërsa dy emrat e rinj në listë janë Bujar Pllana dhe Stavro Pilo.
Në mesfushë, trajneri ka përzgjedhur Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Jasir Asani, Arbër Hoxha dhe rikthimin e shumëpritur të Anis Mehmetit, i munguar për tre vite.
Një tjetër rikthim i bujshëm është sulmuesi Ernest Muçi, që bashkohet me Armando Brojën, Myrto Uzunin dhe Nedim Bajramin.
Nga ana tjetër, spikasin mungesat e Rey Manajt dhe Mirlind Dakut, të cilët nuk mund të jenë pjesë e grumbullimit për shkak të dëmtimeve.
Kjo është lista e plotë:
Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të kualifikohen për finalen e madhe kundër fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi, një hap vendimtar drejt pjesëmarrjes në Botërorin 2026.
