Lifestyle

Trajtimet e domosdoshme për lëkurën tuaj gjatë vjeshtës

Në vjeshtë, lëkura jonë përballet me ndryshime të papritura, nga freskia e ajrit deri te thatësia që vjen me rënien e temperaturave. Ndaj në këtë periudhë, fytyra ka nevojë për trajtime të veçanta që fokusohen në hidratim të thellë, rigjenerim dhe mbrojtje nga faktorët e jashtëm.

Trajtimet për rigjenerim

Nëse keni dëmtime nga dielli pas verës, është koha për trajtime rigjeneruese, si peeling kimik ose mikrodermabrazion, për të reduktuar njollat dhe shenjat e hiperpigmentimit.

Kremrat me retinol

Retinoli është një përbërës i shkëlqyer për të ndihmuar në parandalimin e rrudhave dhe rigjenerimin e lëkurës. Gjatë vjeshtës, kur ekspozimi ndaj diellit është më i ulët, është më e sigurt për të filluar ose intensifikuar përdorimin e tij.

Krem për diellin

Edhe pse vjeshta ka më pak diell, mbrojtja nga rrezet UV është ende e rëndësishme. Përdor një krem me SPF 30 ose më të lartë për të mbrojtur lëkurën çdo ditë.

Përdorimi i vajrave ushqyes

Vajrat natyralë si vaj jojoba, vaj argani ose vaj avokado janë të shkëlqyeshëm për të për një lëkurë të shëndetshme.

Të Ngjashme