Lajme

Trajtimi i dhunës në familje në qendër të prioriteteve të KPK-së

Anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Elza Bajrami–Kastrati, sot mori pjesë në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me temë: “Performanca dhe Mangësitë: Trajtimi Institucional i Dhunës në Familje në vitin 2025”.

Gjatë diskutimit, znj. Bajrami–Kastrati theksoi se Plani Strategjik 2025–2027 i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka si prioritet trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore.

Bajrami–Kastrati, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Prokurorit të Shtetit në trajtimin e këtyre rasteve, duke theksuar se në Prokurorinë Themelore në Prishtinë funksionon Njësia e veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore, ndërsa në prokuroritë e tjera janë të emëruar koordinatorë për trajtimin e këtyre rasteve.

Gjithashtu, Bajrami–Kastrati potencoi se serioziteti në trajtimin e këtyre rasteve reflektohet edhe në përfshirjen e profesionistëve mbështetës, si psikologu, i cili është pjesë përbërëse e prokurorisë, duke potencuar se roli i psikologut është thelbësor në ofrimin e mbështetjes profesionale për viktimat, në vlerësimin e gjendjes së tyre emocionale dhe psikologjike, si dhe në ndihmën për prokurorët gjatë trajtimit të këtyre rasteve.

Vlen të ceket se raporti i prezantuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thekson se shkalla e zgjidhjes së rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2025, ka arritur në 90.5%, duke treguar një nivel të lartë efikasiteti në trajtimin e këtyre lëndëve nga Prokurori i Shtetit.

Në fund, u theksua se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore, ndërsa sfidë mbetet përfaqësimi i këtyre rasteve në seanca gjyqësore, për shkak të numrit të kufizuar të prokurorëve

Të Ngjashme