Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre kandidatët për pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale, intervistat më 13 gusht

 
   

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Emrat e kandidatëve: Armend Zenelaj, Fitore Sadikaj dhe Sadri Alija

Intervistat për kandidat pritet të zhvillohet me 13 gusht 2025.

Sipas rregullores numër 03/2025 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores numër 02/2021 për transferim dhe avancim të prokurorëve të shtetit neni 11 del se komisioni që zhvillon procedurën e rekrutimit ka këtë përbërje: Kryeprokurori i shtetit, kryesues i komisionit; Anëtarë i Këshillit nga radhët e Prokurorisë së Apelit dhe Kryeprokurori i prokurorisë përkatëse për të cilën shpallet konkursi.

Kujtojmë se KPK në mbledhjen numër 269 të mbajtur me 26 qershor 2025 kishte vendosur të shpall konkurs të brendshëm për një pozitë për prokuror në Prokurorinë Speciale. Në takim ishte prezantuar kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj që ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi të caktojë dy prokurorë në këtë prokurori.

Mirëpo Kelmendi gjatë takimit kishte sqaruar se ka qenë në pushim dhe i është drejtuar zëvendëskryeprokurorit Agron Qalaj që kërkesa të drejtohet në Këshill pasi që më nuk ka kompetencë sipas ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial që të caktojë prokuror.

“Bazuar në Ligjin e ri nuk mund ushtruesi i detyrës të caktojë prokuror dhe se tash është Këshilli, andaj Këshilli duhet të zhvillojë procedurën për të shikuar kërkesën e kryeprokurorit Blerim…”, tha Kelmendi.

E që pas diskutimit u vendos që të shpallet konkurs për avancim por jo për dy pozita por një pozitë.