Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tre të arrestuar në Tiranë për shfrytëzim dhe marrje me prostitucion

Janë arrestuar tre persona në Tiranë, nën dyshimin se kanë kryer veprat “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një 22-vjeçar, i cili ra në pranga të uniformave blu, shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.

Moneytizer Paragrafi 2

Derisa u arrestuan edhe dy shtetase të Kolumbisë, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me dy shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.

Procedohen penalisht dy shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.

Moneytizer Paragrafi 4

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikull i sponzorizuar