Lajme

Tre të rinj arrestohen për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë janë arrestuar të shtunën në Prishtinë.

Policia bën të ditur se vjedhja kishte ndodhur më 2 shkurt në fshatin Marec të kryeqytetit.

Të dyshuarit janë:

E.G. 18 vjeç,

R.G. 18 vjeç,

L.P. 19 vjeç.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Të Ngjashme