Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Tregu i lirë energjetik, KEK u bën thirrje bizneseve të lidhin kontratë me të

 
   

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar opinionin publik dhe bizneset në vend se nga data 1 qershor 2025, ka hyrë në fuqi liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, në bazë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Në këtë fazë tranzicioni, KEK është caktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), me mandat të vlefshëm deri më 30 korrik 2025. Konsumatorët të cilët ende nuk kanë zgjedhur një furnizues në tregun e lirë, do të furnizohen automatikisht me energji elektrike nga KEK-u si FMF.

Çfarë duhet të bëjnë bizneset?

KEK u bën thirrje të gjitha bizneseve që nuk kanë përzgjedhur një furnizues të tregut të lirë që:

Të lidhin kontratë me KEK si FMF brenda 8 ditëve nga data 1 qershor 2025.

Të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën zyrtare [email protected] ose të kontaktojnë në 080010600.

Dokumentacioni i kërkuar për kontratë përfshin:

Numrin unik të identifikimit (NUI)

Emrin e biznesit (sipas ARBK)

Pikat matëse

Adresën e biznesit

Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)

Letërnjoftim të personit të autorizuar

KEK thekson se stafi i saj është në dispozicion për çdo sqarim shtesë apo ndihmë rreth procesit të liberalizimit.