Aktuale

Trejsi Sejdini heq dorë nga djemtë problematikë, lidhja me DJ e famshëm! Çifti prej 1 viti bashkë

Ai një DJ me famë botërore, ajo një ndër vajzat më seksi në “showbizz”-in tonë, të dy së bashku një çift që po tërheqin vëmendjen e ndjekësve.

Ai një DJ me famë botërore, ajo një ndër vajzat më seksi në “showbizz”-in tonë, të dy së bashku një çift që po tërheqin vëmendjen e ndjekësve.

trejsi sejdini

Sipas emisionit “Prive” në “Klan Kosova”, DJ i famshëm botëror Hugel dhe Trejsi Sejdini janë në një lidhje dashurie prej rreth një viti. Edhe pse gjithçka është mbajtur larg syrit të publikut, disa detaje së fundmi kanë ngritur dyshimet dhe kanë “tradhtuar” romancën e tyre. Shkëndija e fundit që ka ndezur rrjetin ka qenë një postim i Hugel nga Ibiza.

Në foton e publikuar nga DJ francez, fansat kanë vënë re praninë e Trejsit, duke forcuar dyshimet se dyshja po kalojnë kohë së bashku në një nga destinacionet më luksoze të verës.

Megjithatë, burimet tregojnë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Thuhet se gjatë këtij viti ata kanë kaluar edhe momente krize, ku Trejsi në një moment e ka hequr Hugel nga lista e ndjekësve në “Instagram”, duke lënë të kuptohet për një distancim mes tyre.

Nga ana tjetër, Hugel vazhdon ta ndjekë modelen shqiptare në rrjetet sociale dhe shpeshherë ka ndërvepruar në postimet e saj, duke i bërë “like”, një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave më të vëmendshëm. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lidhjen, duke e lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve.

Megjithatë, postimet dhe lëvizjet në rrjetet sociale duket se po flasin më shumë se fjalët.DJ Hugel është një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike, i cili ka fituar famë globale me disa prej hiteve më të dëgjuara të viteve të fundit.Ai është bërë veçanërisht i njohur me këngë si “I Adore You” dhe “Move”, projekte që kanë pushtuar platformat muzikore dhe klubet në mbarë botën, duke e shndërruar në një nga DJ-t më të kërkuar në eventet dhe festivalet më të mëdha ndërkombëtare. Vajza e cila u bë e njohur te “Miss Universe”, u shndërrua shpejt në kryefjalën e mediave. Sa për pozat e saj të guximshme, aq edhe për historinë rozë me një nga emrat e njohur të botës së krimit. Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Trejsi ka pasur një histori dashurie me Leonard Dukën, sot i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Menjëherë, ajo vendosi të largohej nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA, ku dhe provoi të bëjë karrierë si modele. Por, duket se gjërat nuk ecën shumë mirë për të dhe rikthimi ishte shumë i shpejtë, ndonëse pati goxha mbështetje edhe në kontinentin e largët. Mjaftojmë të kujtojmë se modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e Trejsi Sejdinit, teksa shfaqet e veshur me setin sportiv “Reebook”. Tashmë me jetën mes SHBA dhe Tiranës, Trejsi ka gjetur dashurinë me një emër të famshëm ndërkombëtar, duke lënë njëherë e mirë historitë me ‘bad boy’.

Të Ngjashme