Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Trendet e modës që do të shohim në 2026

2026 është në prag dhe trendet e modës tashmë po marrin formë. Bazuar në pasarelat e pranverë-verë, ka nisur të shfaqet një pamje e qartë e vitit të ardhshëm.

Stilistët duan që këtë vit të sjellin një përzierje idesh për t’u veshur dhe paksa të rrëmujshme, si mund të vishen njerëzit.

Blu elektrike

Pantone parashikoi që ngjyra e vitit të ishte Cloud Dancer, por pasarelat duan një që bën ‘zhurmë’. Yves Klein Blue i dedikohet artistit të viteve ’60 dhe rikthehet fuqishëm.

“Para marsh!”

Xhaketa e vitit 2026 do të jetë me ‘gërsheta’, thekë dhe shpatulla të gjera. Pak si kostum dhe me uniformitetin e marshuesve.

Amvisë

Stilistët duan të luajnë me silueta amvisash. Miu Miu po sjell përparëse lëkure, mëngë me fruda dhe funde poshtë gjurit. Është si një lojë, por pa ideologji sepse kush pret që të gatuash me një përparëse lëkure?

Dallgë

Nga lulet tropikale të Celine te materialet e zhytjes së Loewe, deti po prek tokën. Temperaturat e larta janë në vëmendjen e këtyre stilistëve, por fokusi janë materialet. Merrni shembull pantallonat e Rabanne dhe do të dukeni sikur do të hipni mbi një dërrasë sërfi.

Prerje

Nuk janë të reja, por stilistët kanë një qasje më minimale tani. Një ose dy hapje të vogla të qëllimshme si dekolteja e Tom Ford me një prerje të vetme në anë. E gjitha lidhet me metodën e layering (shtresëzimit); këto hapje duhet të mendohen si dritare që shfaqin reçipeta të zbukuruara apo një shtresë tjetër të zbukuruar. Një formë e re për të ekspozuar lëkurën kur rriten temperaurat, por ka një qëllim pas çdo çarjeje.