Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, mungoi në punë pa arsye të justifikuar

 
   

Ndërmarrja publike “Trepça” sot ka larguar përkohësisht nga puna punëtorin me iniciale H.J.

Sipas njoftimit, i njëjti ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar.

“Ky vendim është marrë si rezultat i shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.27 të Rregullores nr. prot:2906, të datës 30.07.2020, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” Sh.A. Konkretisht, z. H.J ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar”, thuhet në njoftim.

Thuhet se “Trepça” mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave të brendshme dhe standardeve të larta të përgjegjësisë në vendin e punës.