Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trepça largon përkohësisht nga puna katër udhëheqës të Terminalit Doganor

 
   

Ndërmarrja “Trepça” Sh.A. ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa prej udhëheqësve të Terminalit Doganor.

Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv dhe në bazë të analizës së një raporti zyrtar, katër persona janë larguar përkohësisht nga puna, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të detyrave të tyre.

“Më datë 01.10.2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., nr. prot: 8133 dhe 8134, janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S, M.ZH. Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës , të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Më tej, në njoftim thuhet se “Trepça” Sh.A. konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.