Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Tritol në pjesën e jashtme të një garazhi në Shkodër, policia në vendin e ngjarjes. Nisin hetimet për zbulimin e autorëve

Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të garazhit në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.

Policia bën me dije se lënda plasëse është hedhur në derën e këtij objekti ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftimi i policisë.

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual