Pasi tronditi me deklaratën se e di kush fshihet pas zhdukjes së Vis Martinajt,
Fjolla Morina pretendon se të njëjtët persona duan t’i bëjnë keq fëmijës së saj.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip.
Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.
Më herët ajo tha se e di kush fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt, fat ii të cilit ka mbetur mister prej 11 gushtit 2022.
Ai humbi kontaktet me familjarët dhe prej asaj dite as policia nuk ka mundur të japë një përgjigje, pavarësisht se afati 100 ditor i vendosur nga Edi Rama ka skaduar prej kohësh./Albeu.com/