një 25-vjeçar britanik është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në Ho Chi Minh City të Vietnamit. Harleigh Jones, nga Pontypridd, ishte zhvendosur në Vietnam ku punonte në industrinë e pasurive të paluajtshme. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa rrethanat e vdekjes së tij u cilësuan si jo natyrale.
Një seancë paraprake u hap në Gjykatën e Koronerit në Pontypridd, ku u bë e ditur se në organizmin e tij ishin gjetur disa medikamente me recetë, përfshirë Gabapentin, Pregabalin, Olanzapine dhe Benzodiazepine. Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, shkaku paraprak i vdekjes lidhet me kombinimin e këtyre substancave. Koroneri deklaroi se ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se bëhet fjalë për një vdekje jo natyrale, ndërsa hetimet policore vijojnë paralelisht me procesin gjyqësor.
Autoritetet vietnameze dhe ato britanike vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
