Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fushë Krujë, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj
Sipas informacioneve paraprake, e reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia bëri me dije se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 34-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. “Është dërguar në spital një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
