Presidenti amerikan, Donald Trump ka hapur mundësinë e dënimit me vdekje për një grup anëtarësh demokrat të Kongresit të cilët më parë i bën thirrje komunitetit ushtarak dhe të inteligjencës që të refuzojnë urdhrat ilegal.
Ai sugjeroi poashtu se është në favor të burgosjes së demokratëve për deklarimet e tyre.
“Kjo është vërtet keq dhe e rrezikshme për vendin tonë. Fjalët e tyre nuk mund të lejohen të qëndrojnë. SJELLJE REBESUESE NGA TRADHTARËT!!! BLLOKONI???” shkroi Trump të enjten, si pjesë e një serie postimesh në platformën e tij Truth Social.
Një mesazh pasues , i publikuar rreth 40 minuta më vonë, përmbante vetëm pesë fjalë: “SJELLJE REBELUESE, e dënueshme me VDEKJE!”
Partia Demokratike i denoncoi shpejt komentet e udhëheqësit republikan si “absolutisht të neveritshme”, citon Al Jazeera.
Kërcënimi i Trump erdhi në përgjigje të një videoje të publikuar më 18 nëntor, që përmbante klipe të gjashtë senatorëve dhe përfaqësuesve demokratë, të gjithë veteranë të ushtrisë amerikane ose të shërbimeve të saj të inteligjencës.
Në video, anëtarët e Kongresit u kujtojnë kolegëve të tyre në forcat e armatosura dhe komunitetin e inteligjencës detyrën e tyre për të refuzuar “urdhrat e paligjshëm”.
“E dimë që jeni nën stres dhe presion të madh tani”, thanë anëtarët e Kongresit. “Amerikanët i besojnë ushtrisë së tyre, por ky besim është në rrezik”.

