Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump dhe Putin takohen në Alaska/Live

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga viti 2015, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Takimi i shumëpritur mes Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump u zhvillua në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, pranë Anchorage, Alaska.


Reklamë

Në momentin e mbërritjes, të dy liderët shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje të ngrohta në pistë, duke dhënë një pamje miqësore të marrëdhënieve të tyre.

Atmosfera u bë edhe më simbolike me ngritjen në ajër të avionëve bombardues F-22 dhe B-2.

Edhe pse këto mjete luftarake nuk hynë në shërbim aktiv deri pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, projektimi dhe zhvillimi i tyre daton që nga vitet 1970 dhe 1980, një periudhë kur rivaliteti SHBA–Bashkimi Sovjetik ishte në kulmin e tij.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Trump dhe Putin u larguan së bashku me limuzinën zyrtare të presidentit amerikan, duke shënuar fillimin e një serie takimesh të mbyllura që pritet të mbahen gjatë kësaj vizite./teve1