Aktuale

Trump gati të pushtojë botën?! Presidenti publikon HARTËN: Kandaja, Greonlanda me flamurin e SHBA dhe Evropa

Presidenti Donald Trump duket se i është rikthyer deklaratave për aneksimin e Greonlandës, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”.

Trump ka publikuar një foto të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku ai shfaqet i ulur në zyrën ovale, përballë disa liderëve të Evropës, presidentes së KiE-së, Ursula von der Leyen dhe kreut të NATO-s, Mark Rutte.

Megjithatë, ajo që tërheq më shumë vëmendje, është një hartë që shfaqet krah tyre.

Në këtë hartë, jo vetëm Greonlanda shfaqet me flamurin e SHBA-ve, por edhe Kanadaje e Venezuela. Duket se Trump po tregon hapur qëllimet për të marrë nën udhëheqjen e tij të gjithë kontinentin e Amerikës së Veriut.

Të Ngjashme