Lajme

Trump: Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në qendër të vëmendjes idenë e marrjes nën kontroll të Grenlandës, duke sugjeruar se territori mund të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vazhdon të jetë i interesuar për Grenlandën.

“A po e shikoni ende Grenlandën? Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber.

“Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, presidenti amerikan shkroi se “Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së”.

Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se ai ka rëndësi të madhe strategjike për sigurinë kombëtare amerikane.

Të Ngjashme