Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump i përmendi përsëri Kosovën e Serbinë në Samitin i NATO-s në Hagë: Më telefonoi [Putini] …

 
   

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Duke folur për një telefonatë që ka pasë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Trump tha se javët e fundit është marrë edhe me konflikte të tjera, duke përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë.

“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh, më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? I

 thashë: jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e di, në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që të premten po vijnë Kongo dhe Ruanda. Ka pasur një luftë të egër atje”, tha Trump.