
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë Irani dhe Izraeli do të arrijnë marrëveshje dhe se ai do të jetë personi që të ndikojë që paqja të arrihet.
“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do ta bëjnë një marrëveshje”, thotë Trump.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump përmend tensionet e fundit midis vendeve anembanë botës, të cilat ai thotë se ka ndihmuar t’i ndalojë.
SHBA-të kanë ndihmuar në bisedimet për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe Izraelit dhe Hamasit. Të dyja luftërat janë ende duke vazhduar.
“Po kështu, së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit. Po zhvillohen shumë telefonata dhe takime tani. Bëj shumë gjëra dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, njerëzit e kuptojnë, tha Trupm.
Izraeli dhe Irani kanë hyrë në ditën e tretë të sulmeve reciproke.