Lajme

Trump kërcënon se anijet luftarake iraniane do të shkatërrohen nëse afrohen pranë bllokadës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të godasë me forcë çdo “anije të vogël sulmi të shpejtë” iraniane që kërcënon bllokadën e SHBA-së.

“Anijet sulmuese” iraniane do të “eliminohen” nëse i afrohen bllokadës detare amerikane, thotë Donald Trump në një postim të ri në Truth Social.

“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë “anije sulmi të shpejtë”, sepse nuk i konsideronim shumë si kërcënim”, shkruan Trump.

“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anijet në det.”

Të Ngjashme