Lajme

Trump: Macron e rreh gruaja/ Përgjigjet presidenti francez: Nuk mund të kundërshtosh veten çdo ditë

“Ende nuk e ka marrë veten nga goditja e fundit në nofull”: Donald Trump e sulmoi sërish homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke rikthyer në vëmendje incidentin e shumëpërfolur të tij me bashkëshorten Brigitte.

Referenca e mundshme e kreut të Shtëpisë së Bardhë konsiderohet të jetë videoja ku Zonja e Parë e Francës shihej në avion duke shtyrë me të dy duart fyrtyrën e shefit të Elizesë. “Macron, i cili trajtohet jashtëzakonisht keq nga gruaja e tij… është ende duke marrë veten nga grushti”, u shpreh Trump duke shpotitur sërish presidentin francez dhe të shoqen. Emmanuel Macron reagoi ftohtë.

“Komente të tilla nuk janë as elegante, as dinjitoze. Nuk do t’i përgjigjem, sepse nuk meriton përgjigje”, shprehet Macron.

Nga Seuli ku ndodhet aktualisht për një vizitë zyrtare, Macron e lëshoi megjithatë edhe ai në sfondin e luftës së Iranit një koment të hidhur për presidentin e SHBA-së, dhe faktin që Trump vazhdimisht ndryshon qëndrim në lidhje me ato që thotë dhe bën.

“Nuk mund të kundërshtosh veten çdo ditë. Nuk mund të thuhet çdo ditë e kundërta e asaj që është thënë ditën e mëparshme”, thotë më tej presidenti francez.

Trump qe shprehur më herët se po shqyrton tërheqjen e SHBA-së nga NATO, me arsyetimin e mungesës së mbështetjes nga aleatët për ndërhyrjen ushtarake të SHBA kundër Iranit. Megjithatë, në fjalimin e tij më vonë, nuk e përmendi më këtë cështje.

 

Të Ngjashme