2
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha gazetës Politico se sundimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro po i afrohet fundit dhe se udhëheqja e tij nuk do të zgjasë shumë.
Ai theksoi se situata në Venezuelë është e rëndësishme për SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se qeveria e Maduro-s po përballet me presion të madh politik dhe ekonomik.
Moneytizer Paragrafi 2
“Ditët e tij janë të numëruara”, deklaroi 79-vjeçari, duke nënkuptuar se ndryshimet në udhëheqjen e Venezuelës janë të pashmangshme.
Kur gazetarët e pyetën për mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara, lideri amerikan nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se “nuk dua të konfirmoj ose të përjashtoj atë opsion. Nuk do të flas për këtë”.
Moneytizer Paragrafi 4
Me këtë, ai shmangu detajet rreth strategjive të mundshme, duke lënë të kuptohet se vendimi nuk është marrë ende dhe se administrata po shqyrton të gjitha opsionet.
Komentet e Trumpit vijnë në një kohë kur kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë është përkeqësuar dhe shtetet e ndryshme po kërkojnë mënyra për të përshpejtuar një tranzicion demokratik në vend. /Telegrafi
BREAKING: Trump on Maduro:
His days are numbered. pic.twitter.com/Tjpijyh8vi
— Clash Report (@clashreport) December 9, 2025

