Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump njofton uljen e tarifave ndaj Kinës pas takimit me Xi në Korenë e Jugut

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të zvogëlojë tarifat ndaj Kinës, pas takimit me udhëheqësin kinez Xi Jinping të enjten.

Presidenti e cilësoi takimin e tij ballë për ballë me Xi Jinping si të suksesshëm, dhe tha se Pekini u pajtua të lejojë eksportin e mineraleve të rralla të tokës dhe të fillojë blerjen e sojës amerikane, shkruan AP.

Trump iu tha reporterëve në bordin e Air Force One që SHBA do të ul tarifat e implementuar më herët këtë vit si dënim ndaj Kinës për shitjen e kemikaleve që shërbejnë për të prodhuar fentanil, nga 20% në 10%.

Kjo e ul totalin e tarifës ndaj Kinës nga 57% në 47%.

”Mendoj se në shkallën nga 0 deri në 10, ku dhjetë është më e mira, do të thoja se takimi ishte 12”, tha Trump. “ Mendoj se ishte 12”.

Trump tha se mund të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Kinën “shumë shpejt”.