Zyra e Presidentit iranian ka njoftuar pasditen e sotme se Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të jetë e mbyllur derisa të ardhurat të mund të kompensojnë dëmet e luftës të shkaktuara në vend duke sthuar se gjthashtu kërkojnë dhe njohjen e të drejtave të Iranit.
Deklarata në fjalë, vjen pas një fundjave përpjekjesh diplomatike, e cila u pasua me takime midis zëvendësministrave të jashtëm dhe specialistëve nga Irani dhe Omani, për t’u dakordësuar për mbylljen e luftës në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët u mblodhën për të diskutuar mundësitë për rivendosjen e rrjedhës së sigurt të trafikut detar përmes pikës të bllokimit të transportit detar mes luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Nga ana tjetër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Iranit, duke kërkuar që vendi të lejojë kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump paralajmëroi se e marta do të jetë “Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të kombinuara në një në Iran”, një shenjë e dukshme e kërcënimeve të tij për të goditur infrastrukturën iraniane nëse kërkesat nuk plotësohen.
“Hapni Ngushticën e Hormuzit, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, prisni dhe shikoni! Falënderimi qoftë Allahut”, shkroi ai.
Ndërkohë Irani duket se nuk i trmebet kërcënimeve të Trump-it. Pasidten e sotme zyrtarë iranianë i janë përgjigjur Trump-it duke i thënë se e vetmja rrugë për t’i dhënë zgjidhje luftës është njihja e të drejtave e shtetit iranian. Ndërsa shtojnë se lëvizjet më të fundit të Trump-it po zvarrisin SHBA-të në një ferr të gjallë.
