Aktuale

Trump paralajmëron Iranin: Mos tarifoni anijet në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj Iranit përmes një postimi në platformën Truth Social, duke e akuzuar se po vepron në mënyrë “të dobët dhe të pandershme” në lidhje me qarkullimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit.

“Irani po bën një punë shumë të dobët, të pandershme do të thoshin disa, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ka raportime se Irani po u ngarkon tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më mirë të mos e bëjnë këtë dhe, nëse po, më mirë të ndalen tani”, shkroi Trump, duke shtuar në fund: “Kjo nuk është marrëveshja që kemi”.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ku kjo rrugë ujore përbën një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës. Çdo ndërhyrje në lirinë e lundrimit në këtë zonë ka potencial të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas raportimeve të verifikuara nga BBC Verify, të paktën nëntë anije kanë kaluar gjatë ditës së sotme në këtë kanal strategjik. Ndërkohë, zëdhënësja e Trump kishte deklaruar më herët se presidenti kishte hedhur si ide edhe mundësinë e rritjes së të ardhurave nga anijet që kalojnë në këtë ngushticë.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa deklaratat e fundit pritet të shtojnë më tej vëmendjen ndërkombëtare mbi sigurinë dhe stabilitetin në Gjirin Persik

Të Ngjashme