Presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën New York Times ka thënë se pushteti i tij është i kufizuar vetëm nga “morali” i tij, dhe se, “nuk ka nevojë për ligjin ndërkombëtar”.
Kur u pyet se çfarë mund ta ndalojë atë, ai tha se i vetmi kufizim i pushtetit të tij si president i SHBA-së është “morali im, mendja ime”.
“Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë”, tha Trump.
Kur u pyet po ligji ndërkombëtar, ai shtoi se “Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, nuk dua të lëndoj njerëzit.”
Ai vazhdoi të pranonte “Po” në lidhje me faktin nëse administrata e tij duhej t’i përmbahej ligjit ndërkombëtar, por tha: “Varet se cili është përkufizimi juaj i ligjit ndërkombëtar.”

