Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar qëllimin e tij që Amerika t’i përkushtohet Zotit gjatë 250-vjetorit të themelimit të vendit.
Ai e bëri njoftimin gjatë Mëngjesit Kombëtar të Lutjes të enjten në mëngjes.
Gjatë fjalimit të tij, ai foli edhe një herë rreth komenteve të tij të mëparshme se nuk ishte i sigurt nëse mund të shkonte në parajsë.
“Po bëja shaka”, tha ai.
Më pas, Trump e zhvendosi fokusin e tij për të folur më shumë për vendin.
“Për të qenë një komb i madh, duhet të kesh FE. Duhet të kesh BESIM. Duhet të kesh ZOT”, deklaroi Trump.
Bëhet e ditur se një ceremoni lutjeje e shenjtë do të mbahet në National Mall më 17 maj.
“Po i ftojmë amerikanët nga e gjithë vendi të mblidhen së bashku në National Mall për t’u lutur, për të falënderuar”, përfundoi presidenti amerikan.