Lajme

Trump përsërit pretendimet për Nobel: Kam zgjidhur tetë luftëra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur sërish që ka ndalur tetë lufta, duke theksuar që e meriton Çmimin “Nobel” për Paqe, pasi tha që ka bërë më shumë për paqen sesa çdo fitues i mëparshëm.

Shefi i shtëpisë së bardhë, një ditë pas shpalljes së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen 2026 nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, tha që nuk po mburret me këtë deklarata por po shpalos faktet.

“Kam bërë gjëra që askush tjetër nuk i ka bërë. Nuk po mburrem, thjesht po them faktet. Ndoshta asnjë president nuk ka zgjidhur ndonjëherë luftëra. Unë kam zgjidhur tetë luftëra”, tha Trump para gazetarëve të mërkurën në Zyrën Ovale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë, që presidenti amerikan ka thënë se përmes përpjekjeve të tij diplomatike ka shpëtuar miliona jetë dhe sugjeroi se do të ishte një “diskreditim i madh” për Komitetin e Nobelit nëse nuk do të përzgjidhej.

Që prej marrjes së detyrës për herë të dytë si president, Trump ka pretenduar vazhdimisht se ka ndihmuar në zgjidhjen ose parandalimin e disa konflikteve ndërkombëtare.

Mes konflikteve që ai ka përmendur janë përplasjet mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Hamasit, Izraelit dhe Iranit, Kamboxhias dhe Tajlandës, Serbisë dhe Kosovës, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe mosmarrëveshja mes Egjiptit dhe Etiopisë.

Të Ngjashme