Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump: ShBA do drejtojë Venezuelën deri në tranzicionin e duhur

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ShBA do të drejtojë Venezuelën për një kohë të pacaktuar, pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro gjatë një operacioni të madh ushtarak sot.

Trump deklaroi se ShBA do ta bëjë këtë deri sa të ndodhë një “tranzicion i duhur dhe i matur”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti Donald Trump të shtunën vlerësoi operacionin e ShBA-së që çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e quajtur atë një sukses dhe duke theksuar se asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u vra dhe asnjë pajisje ushtarake e SHBA-së nuk u humb.

Duke folur nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida Jugore, Trump përshkroi operacionin si jashtëzakonisht efektiv dhe tha se ai përfshinte një përdorim të gjerë të mjeteve ushtarake amerikane.

“Nëse do të kishit parë atë që pashë unë natën e kaluar, do të ishit shumë të impresionuar. Nuk jam i sigurt nëse do ta shihni ndonjëherë, por ishte një gjë e jashtëzakonshme të shihje që asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u vra dhe asnjë pajisje amerikane nuk u humb”, tha ai.

“Ne kishim shumë helikopterë, shumë avionë, shumë, shumë njerëz të përfshirë në atë betejë”, shtoi presidenti, raporton CNN.

Tags: