1
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në superfuqinë e Bitcoinit dhe në kryeqendrën globale të kriptomonedhave.
Gjatë një deklarate të fundit, ai theksoi rëndësinë që SHBA të udhëheqë në këtë fushë, duke paralajmëruar se nëse vendi nuk e zhvillon siç duhet sektorin e kriptovalutave, atëherë Kina do të marrë rolin kryesor.
Moneytizer Paragrafi 2
“Ne po e bëjmë Shtetet e Bashkuara superfuqinë e Bitcoinit, kryeqendrën botërore të kriptomonedhave. Nëse nuk e bëjmë siç duhet, Kina do të dëshirojë ta bëjë ajo”, deklaroi 79-vjeçari.
Deklaratat e liderit amerikan vijnë në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në ekonominë globale dhe vendet po garojnë për të tërhequr investime në këtë sektor.
Moneytizer Paragrafi 4
Megjithatë, Bitcoin ka humb vlerë javët e fundit dhe aktualisht ka një çmim prej 102 mijë dollarë.
Ndryshe, familja Trump raportohet se zotëron kriptovaluta të ndryshme në vlerë qindra miliona dollarë. /Telegrafi/

