3
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të ndjekin shembullin e Britanisë, pas paralajmërimit të kryeministrit britanik Keir Starmer se do të njihte shtetin palestinez nëse Izraeli nuk përmbush disa kushte.
Ai u tha gazetarëve se nuk ka ndonjë “këndvështrim” mbi vendimin e Starmerit, por e cilësoi atë si “shpërblim për Hamasin”, raporton CNN.
“Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po thonë të njëjtën gjë, dhe ajo është në rregull, por kjo nuk do të thotë se unë duhet të pajtohem po ashtu”, u shpreh Trump.
Ai përmendi gjithashtu krizën humanitare në Gaza, duke theksuar se ai dhe Zonja e Parë janë thellësisht të prekur nga pamjet e fëmijëve të uritur.
“Ata fëmijë duken shumë të uritur… Secili, përveç nëse janë zemërftohtë ose më keq, të çmendur, nuk mund të thotë gjë tjetër veçse është e tmerrshme kur sheh fëmijë”, tha Trump.
Donald TrumpSHBABritaniaShteti Palestinez