Lajme

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

Forcat amerikane kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije të marinës iraniane, si dhe kanë dëmtuar rëndë selinë detare të Iranit, sipas presidentit amerikan Donald Trump, transmeton KosovaPress.

“ Sapo jam informuar se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa prej tyre relativisht të mëdha dhe të rëndësishme”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

“Po shkojmë pas pjesës tjetër, ato së shpejti do të jenë duke notuar në fund të detit! Në një sulm tjetër, kemi shkatërruar në masë të madhe selinë e tyre detare”.

Të Ngjashme