Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump: Sulmet në Iran, sukses spektakolar ushtarak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka quajtur sukses spektakolar ushtarak sulmet e tri objekteve bërthamore ndaj Iranit.

Trump ka thënë se objektivi i tyre ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që përbënte shteti numër një në botë.

Sipas tij, objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht.

Fjalimi i plotë i Trump:

Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite me radhë, ndërsa ata ndërtonin këtë ndërmarrje tmerrësisht shkatërruese.

Objektivi ynë ishte shkatërrimi i kapacitetit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe ndalimi i kërcënimit bërthamor që përbënte shteti numër një në botë, sponsori i terrorizmit.

Sonte, mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak.

Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht.

Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe.

Nëse nuk e bëjnë këtë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta.

Për 40 vjet, Irani ka thënë: “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit”.

Ata kanë vrarë njerëzit tanë, duke ua hedhur në erë krahët, duke ua hedhur në erë këmbët me bomba buzë rrugës – kjo ishte specialiteti i tyre.

Ne humbëm mbi një mijë njerëz dhe qindra mijëra të tjerë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën kanë vdekur si pasojë e drejtpërdrejtë e urrejtjes së tyre, në veçanti, shumë prej tyre u vranë nga gjenerali i tyre, Qassem Soleimani .

E vendosa prej kohësh që nuk do ta lejoja këtë të ndodhte.

SHBA bombardon Iranin