Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, nuk do t’i jepte fund sulmeve të përbashkëta ajrore nga SHBA-të dhe Izraeli.
“Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë për PAQE NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË BOTË!”, tha Trump.
Presidenti amerikan theksoi se shpresa e tij ishte që qeveria iraniane të bashkohej me opozitën.
