Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump thotë se Izraeli është pajtuar për tërheqjen fillestare nga Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Izraeli është pajtuar për tërheqjen e forcave të vijës fillestare.

Ai ka thënë se për këtë kanë njoftuar edhe Hamasin .

Trump në një postim në rrjete sociale ka thënë se armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pasi Hamasi ta konfirmojë këtë.

“Pas negociatave, Izraeli ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes, të cilën ne e kemi treguar dhe ndarë me Hamasin. Kur Hamasi ta konfirmojë, Armëpushimi do të hyjë në fuqi MENJËHERË, do të fillojë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, dhe ne do të krijojmë kushtet për fazën tjetër të tërheqjes, e cila do të na çojë pranë fundit të kësaj KATASTROFE 3000 VJEÇARE. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje dhe, RRINI NËN VËZHGIM!”, ka shkruar Trump.